Lajmet e fundit

Aksidentoi këmbësorin, arrestohet drejtuesi i motorit

Ditën e sotme, policia e Fierit ka ndaluar një drejtues motori pasi aksidenti për vdekje një 37-vjeçar. Burime policore lokale bëjnë të ditur, se shtetasi Dalip Bana, 23 vjeç nga Boçova e Fierit është ndaluar pasi në aksin rrugor Levan- Qarr, duke drejtuar motorçikletën e tij “Lonçin”, me targë “FR 643 C”, pa leje drejtimi ka aksidentuar për vdekje shtetasin Aleksandër Hoxhara, 37 vjeç.

Në njoftimin e policisë thuhet se, ngjarja ka ndodhur rreth orës 05.00 të mëngjesit, teksa Hoxhara ishte duke nxjerrë bagëtitë. Mbi 23-vjeçarin rëndojnë akuzat e drejtimit të mjetit në mënyrë të parregullt, shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen, dhe largim nga vendi i aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.