Lajmet e fundit

Aksion i Policisë së Kosovës: Ndalohen tre kosovarë rrugës për Siri

Tre kosovarë të cilët kishin marrë rrugën për në Siri janë ndaluar dje nga Policia e Kosovës.
Planifikuan gjithçka madje edhe u nisën për në rrugën e Shamit. Tre të rinjve nga Kosova iu pamundësua dje shkuarja për në Siri.

Krejt kjo falë një aksioni që autoritetet e sigurisë ndërmoren pas një bashkëpunimi me policinë e Turqisë.

Burime të Gazetës Express bëjnë të ditur se tre kosovarët janë kthyer nga aeroporti i Stambollit, përmes autoriteteve turke, shtet ky nëpërmjet të cilit shumë kosovarë kanë shkuar për luftuar në Siri.

Gazeta Express merr vesh se tre të arrestuarave iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published.