Lajmet e fundit

Aktgjykimi i shpëton politikanët, por jo Kosovën nga Asociacioni

Ardian Zejnaj

Nëse e lexojmë me gjakëftohtësi Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës rreth Asociacionit të Komunave Serbe, atëherë na rezulton se ky Aktgjykim është formuluar në atë menyrë që të mundësoj arritjen e disa synimeve politike, mbi të gjithë që ta rikthej normalitetin politik në vend e Kuvend.

– E para, Aktgjykimi synon t’i nxit apo rikthej në dialog si poziten ashtu dhe opoziten, duke ua mundësuar që përmes rrugëve kushtetuese të dalin nga bunkeret e “luftës” ku qenë pozicionuar muajt e fundit!

– E dyta, Aktgjykimi synon ta shpetoj poziten që të bie nga pushteti, por që në të njejtën kohë ia mundëson asaj të vazhdoj me përgatitjen e dokumenteve që e legalizojnë dhe kushtetutëzojnë në drit për diell Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë!

– E treta, Aktgjykimi synon ta rikthej në procesin normal politik opoziten dhe ta përfshi edhe atë në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, si menyrë për t’i dhenë legjitimitet e kredibilitet me të madhë këtij procesi!

Pra, Gjykata Kushtetuese ka provuar që ta shpetoj si poziten-ashtu edhe opoziten (duke mos shpall humbës apo fitues nga kjo përballje), pas gjithë asaj fushate që të dy palët kanë bërë PëR apo KUNDëR Asociacionit!

Kështu edhe mbështetësit / militantët politik të të dyja kampeve politike në terren nuk do të ndiheshin të mashtruar nga liderët e tyre rreth kauzes «kombëtare» për të cilën ata qenë angazhuar gjatë gjithë këtyre muajve!

Ndryshe, ky Aktgjykim i Gjykatës Kushtetuese i ngjanë asaj thenies popullore: “më rrove-të rrova, brisku i berberit”! Kjo i bie që pozita e opozita kanë zhvillu gjithë atë “luftë” politike, juridike e madje edhe fizike që në fund “brisku” / Asociacioni t’u mbetet serish serbëve! Pra, ky Aktgjykim i shpëton politikanët, por nuk e shpëton Kosovën nga Asociacioni!

Ndryshe kjo që po shohim sot, të ngjan në një skenar të “mirëpërgatitur” nga Hashim Thaçi (i cili vet e ka sjell deri në “stom” Asociacionin), sipas të cilit duke ia besuar nenshkrimin kunder-kushtetues Isa Mustafes-ka dashur t’ia “thej” qafën, më shumë se Asociacionit të Komunave Serbe si krijes politiko-juridike, vet Isa Mustafes dhe LDK-së!

Leave a Reply

Your email address will not be published.