Lajmet e fundit
Aktivistë të IQPM-së, rrahin përkrahësit e Thaçit

Aktivistë të IQPM-së, rrahin përkrahësit e Thaçit

Aktivistët e IQPM-së së Malishevës kanë rrahur një grup përkrahësish të PDK-së në fshatin Bardh (Lladroviç). Ngjarja ka ndodhur në kohën kur PDK kishte organizuar një tubim elektoral në këtë zonë.

Sipas PDK-së, aktivistë të IQPM-së kanë tentuar të pengojnë mbajtjen e tubimit elektoral të Partisë Demokratike të Kosovës, duke kërcënuar dhe shantazhuar përkrahësit e partisë së tyre.

“Dje në tubimin elektoral në fshatin Bardh (Lladroviç) të degës së Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, një grup i dhunshëm, simpatizantësh të IQM-së, u futën brenda tubimit elektoral dhe kanë përdorur dhunë ndaj aktivistëve tanë, si kanë tentuar të pengojnë mbajtjen e tubimit elektoral të PDK-së. Po ashtu, gjatë tubimit kanë brohoritur Limaj, Limaj…. si dhe kanë tentuar ta djegin flamurin e PDK-së.

Partia Demokratike e Kosovës dega në Malishevë, i bën thirrje IQM-së dhe të gjitha subjekteve  tjera poltike, që garojnë në këto zgjedhje në Malishevë, për fushatë fer, demokratike të qetë, larg dhunës dhe imponimeve”, thuhet në njoftimin e PDK-së

Leave a Reply

Your email address will not be published.