Lajmet e fundit

Aktivistët e AAK-së mblidhen nesër para Kuvendit në mbështetje të opozitës

Aktivistët të AAK-së në orët e mbrëmjes kanë bërë thirrje përmes Facebook-ut që qytetarët nesër të mblidhen në Sheshin “Skënderbeu” në mbështetje të opozitës.
Nesër në ora 10 mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku opozita ka paralajmëruar bllokim të sërishëm të saj.
Është Hajdar Sutaj, sekretar i AAK-së në Deçan i cili e ka postuar një fotografi në Facebook bashkë me 10 persona tjerë ku shkruan:
“Ne nesër do të jemi bashkë, në përkrahje të deputetëve të opozitës. ‪#‎PërKOSOVËN‬ #‎KundërZAJEDNICËS‬ ‪#‎KundërDEMARKACIONITmeMALINeZI‬”.

Edhe më herët gjatë ditës ka qarkulluar në rrjetet sociale një fotografi ku bëhet thirrje që nesër në ora 10 të mblidhen aktivistët e opozitës që t’i mbështesin partitë opozitare në Kuvend.
Vlen të theksohet se ftesë zyrtare nuk ka nga asnjera parti e opozitës drejtuar simpatizantëve të saj për nesër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.