Aktivistët e NISMA, zhvilluan një aksion simbolik para Qeverisë së Kosovës me ç’rast vendosën pasporta ne rrethojat e Qeverisë së Kosovës në shenjë pakënaqësie nga qeveria e vendit për mosliberalizimin e vizave.
Kryetarja e NISMA për të rinjtë në Mitrovicë Hana Aliu tha se e kemi ndërmarrë këtë aksion për t’i treguar Qeverisë për dështimet e radhës, dhe kështu duke e mbytur perpesktiven e të rinjëve në vendin tonë.
Aktivistët e NISMA thanë se prap do të vazhdojnë me aktivitete simbolike për t’i treguar pakënaqësitë ndaj Qeverisë së Kosovës, transmeton Botapress.