Aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë gjuajtur me vezë, zë ëdhënësin e Qeverisë dhe ministrin, Arban Abrashi, transmeton gazetablic.com
Lajmin e ka bërë të ditur, vetë VV-ja, përmes një njoftimi në faqen e tyre zyrtare në Facebook.
Ku thuhet se:
Para pak minutash, aktivistët e VETËVENDOSJE!-s gjuajtën me vezë zëdhënësin e Qeverisë dhe ministrin, Arban Abrashi (në foto: i dyti djathtas).
Nuk ka rehati për politikanët që po ia prishin rehatinë dhe jetën qytetarëve. Që po e ndajnë Kosovën dhe po e shkatërrojnë shtetin.