Opozita e bashkuar, Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën në prag të manifestimit të tyre që do të mbahet me 28 nëntor, po vazhdojnë aktivitet e tyre mobilizues si në kryeqytet po ashtu edhe në komunat e Kosovës.
Dita e nesërme për përfaqësuesit e subjekteve opozitare duket të jetë shumë e ngjeshur.
Në orën 11:00 në zyrën e Lëvizjes Vetëvendosje, të tri partitë opozitare do të mbajnë një konferencë për media. Pasatja në orën 13:00 përfaqësues të subjekteve opozitare mbajnë tubim me gra në Hotelin Grand, transmeton Indeksonline.
Ndërkaq këtyre ngjarjeve ju paraprinë tubimi i Lëvizjes Studentore për Barazi- Studim Kritikë dhe Veprim, organizatë kjo e afërt me Lëvizjen Vetëvendosje.
Kjo lëvizje së bashku me e disa organizata tjera studentore mbajnë konferencë të për media me ç’rast do u bëhet thirrje studentëve dhe qytetarëve te bashkohen në përpjekje për të kundërshtuar themelimin e “Zajednicës” dhe Demarkacionit kufitar me Malin e Zi.
Opozita ka paralajmëruar që manifestimi i 28 nëntorit do të jetë i qetë, ndërkaq pritet që një numër i madh i qytetarëve të arrijnë nga të gjitha komunat e Kosovës