Të ftuar në emisionin Info Magazine, janë analisti Bajrush Morina si dhe avokati Tomë Gashi.
Me të ftuarit është duke u diskutuar për protestën e opozitës mbajtur më 9 janar.
Morina është shprehur i çuditur se si një avokat si Gashi, flet me një gjuhë politike.
“E habitshme që një avokat, që mbi të gjitha e ka drejtësinë parim e jo poltikën e ka një posizion poltik, e madje e politizon edhe profesionin prej juristi”.
Sipas Gashit vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka treguar se marrëveshjet e 25 gushtit janë kundër aktit më të lartë juridik.
“Po është vendim antikushtetues”.
“Ky aktvendim e bënë të vdekur Zajednicën”.
“Është kundër parimeve themelore”.
Kurse Morina është shprehur se vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka qenë akt juridik, që sipas Gashit populli nuk do e lejojë kurrë këtë gjë.
“Nuk ka me u bë kurrë se nuk do ta lejojë populli të bëhet akte juridike”, u shpreh Gashi.
Morina ka thënë se ai nuk është tip revolucionari.
“Nuk jam në kategorinë e revulocionarëve që e plagos e e gjuan policinë e Kosovës”
.