Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, është pjesë e një reportazhi të gjatë të Al Jazeera’s, në kuadër të ciklit të reportazheve “Woman make change”. Reportazhi përshkruan në detaje rrugëtimin e Jahjagës që nga puna e saj si police e deri tek posti i Presidentes së shtetit.
Jahjaga thotë se ajo ka pasur në vazhdimësi përkrahjen e familjes, përkatësisht, prindërve të saj.
Pasi që kishte kaluar nëntë muaj trajnim në Akademinë Policore, ajo iu bashkua Policisë së Kosovës.
Ajo kujton ende ditët e para të patrollimit nëpër rrugët e Prishtinës.
Jahjaga në Al Jazeera, rrëfen edhe emocionet e para të qytetarëve të Kosovës, karshi Policisë së Kosovës, duke sjellë në kujtesë përvojat brutale që populli i Kosovës kishte përjetuar nga policia serbe.
Pasi përshkruhet i gjithë rrugëtimi i Jahjagës deri në postin e Presidentes së Kosovës, artikulli shkruan edhe për problemet aktuale të shtetit.
Një nga krizat më të mëdha, përshkruhet eksodi masiv i vitit 2015 kur më shumë se 50 mijë qytetarë lanë shtëpitë e tyre për t’u larguar në vendet e BE’së.
“Kur pashë fotografitë dhe videot e mijëra njerëzve duke lënë vendin, e dija senuk mund të rrija më në zyre”, rrëfen Jahjaga. “Diçka nuk është në rregull pasiqë ata po largohen nga vendi”, thotë ajo kur rrëfen ikjen e qytetarëve nga Kosova.
Në portretin e Jahjagës në Al Jazeera, përshkruhet edhe puna e Presidentes në promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe çështje të tjera si mbrojtja e viktimave të përdhunimit gjatë luftës, etj./Al Jazeera/
