Ministri i jashtëm gjerman, Frank Walter Steinmeier, ka dhënë alarmin se terroristët e Shtetit Islamik po përdorin pasaporta siriane për të hyrë në Europë, duke bërë thirrje për rritje të kontrrolleve në pikat kufitare.
Sipas tij, shtetet e kontinentit të vjetër duhet të bëjnë më shumë kujdes gjatë pranimit të azil-kërkuesve si dhe të ruajnë një sërë të dhënash për cdo person të cilit i lejohet strehimi i përkohshëm apo i përhershëm.
“Është mjaft e rëndësishme që të vendosim kontrrolle të rrepta në pikat kufitare. Duhet të tregohemi mjaft të kudjesshëm në pranimin e refugjatëve pasi terroristët po përdorin pasaporta siriane për të mbërritur në Europë. Kemi dyshime të arsyeshme se disa prej azil-kërkuesve mund të kenë kontakt me organizata terroriste.”
Bashkimi Europian ka bërë me dije se do të akordojë një fond më të madh nga ai i parashikuari për agjensinë përgjegjëse te kontrrollit të kufinjve të BE-së, Frontex. Gjithashtu, pritet që për këtë agjensi, të krijohet edhe një grup i gatshëm me 1.500 forca të armatosura, për të parandaluar cdo incident të mundshëm.