Lajmet e fundit

Alarmi i ri për zonën Shengen: Refugjatët me pasaporta false

viz shengenNjë tjetër marifet po kërcënon pozitat e zonës Shengen dhe sigurinë e lëvizjes së lirë. Ai është mashtrimi me pasaportat e falsifikuara.
Shtetet e Bashkuara kanë paralajmëruar veçanërisht 5 vende të Bashkimit Evropian, që të veprojnë deri javën e ardhshme për të zgjidhur këtë problematikë, ose rrezikojnë të humbasin të drejtat e udhëtimit pa viza drejt Amerikës.
Por përpara sesa të ndihet e kërcënuar Amerika, ekspertët paralajmërojnë që rreziku fillimisht është për vete për kontinentin e vjetër.
Veçanërisht Franca, Belgjika, Gjermania, Italia dhe Greqia gjenden përballë një kërcënimi në rritje për numrin e dokumenteve të humbura ose të vjedhura në BE, shifër kjo e cila është dyfishuar në pesë vitet e fundit.
Javën e ardhshme, Sekretari i Sigurisë Kombëtare amerikane, Jeh Johnson do të raportojë për presidentin Barack Obama sesi këto vende kanë përparuar. Numri i pasaportave të falsifikuara në Lindjen e Mesme është gjithashtu një shqetësim në rritje.
Interpoli ka të dhëna mbi 250 mijë pasaporta siriane dhe irakiane të vjedhura ose të humbura. Alarmi i ngritur nga zyrtarët amerikanë dhe evropianë të sigurisë flet për një epidemi të falsifikimit të dokumenteve, e para që vjen nga azilkërkuesit, e dyta si pasojë e kamuflimit të terroristëve me dokumente të rreme dhe e treta si pasojë e humbjes së pasaportave apo kartave të identitetit.
Rëndësia e dokumenteve të falsifikuara është shumë e madhe pasi për drejtorin e Interpolit, ajo e “lehtëson shumë lëvizjen e terroristëve”. Megjithatë edhe qeveritë evropiane janë në dijeni të problemit. Sipas policisë në disa vende evropiane, çmimet në tregun e zi për falsifikimin e dokumenteve variojnë nga 2 mijë deri 7 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published.