Edhe një alarm vjen nga Washingtoni. Siç bën të ditur në numrin e saj të sotëm e përditshmja e njohur Amerikane “New York Times” vetëm në këtë vit ISIS-it i janë bashkangjitur rreth 30.000 luftëtarë ë ri.
Siç bën të ditur kjo e përditshme shumica prej këtyre kryengritësve janë qytetarë dhe shtetas nga vendet perëndimore. New York Times në këtë raport thirret në burime të beueshme nga Shërbimet Sekrete Amerikane dhe Ministria e Drejtësisë në Washington. Javëve të fundit në SHBA është hapur një debat që Qeveria amerikane është duke e nënvlerësuar rrezikun që për sigurinë e paraqet ISIS-i.