Lajmet e fundit

Alarmi nga Italia, ISIS po rekruton shqiptarë për t’i përdorur në Itali

ISIS po kërkon të rekrutojë xhihadistë nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit për t’i përdorur në Itali. Kërkesat për rekrutuesit janë dy: njohje e mirë e gjuhës italiane dhe njohje e përdorim të mirë të kompjuterit. Paratë e ofruara janë shumë, krahasuar me standardet lokale: rreth 2 mijë euro në muaj. Shërbimet inteligjente italiane janë alarmuar nga një raport i fundit, mbi një rrjet mbështetësish të ISIS që po rekruton xhihadistë të rinj. Objektivi është infiltrimi në ambientet islamike italiane nëpërmjet shqiptarëve të padyshimtë.

E thonë këtë dosjet e shërbimeve sekrete dhe e konfirmojnë hetimet: Shqipëria është një problem i madh për Italinë (për pasojë edhe për Europën), është fronti i ri i luftës kundër terrorizmit islamik.

Dy hetime paralele e vërtetojnë këto. Ata nisen nga rrjeti i kontakteve që kanë ndihmuar Giuliano Delnevo, të riun italian të vrarë në Alepo në 2013, që të shkonte në Siri, dhe arrijnë tek një sipërmarrë italian, i dyshuar për trafik të substancave të ndryshme, përfshirë edhe mërkurin, drejt Sirisë, për ta përdorur në armë të ndryshme.

Në mes janë fatet e dy fqinjvëve të Shqipërisë; Kosovës që sipas raportit të fundit të forcave të KFOR ka rreth 900 luftëtarë të huaj dhe Greqisë, e cila, e gjunjëzuar nga një krizë ekonomike e politike që gati e nxorri nga BE, nuk është më në gjendje (ose nuk ka vullnet) të kontrollojë gjithçka që kalon në kufinjtë e saj.

Opinioni publik botëror nuk e njihte akoma ISIS kur Giuliano Ibrahim Delnevo u vra në Siri. Giuliano, një i ri xhenovez i kthyer në besimtar mysliman, i papunë, ëndërronte të luftonte kundër një diktator që shtypte popullin e tij. Milicia në të cilën shkoi për të luftuar, siç treguan hetimet, ishte Brigada Ndërkombëtare Muhajiriin, një formacion i drejtuar nga “emiri i kuq” Abu Omar Al Shishani, i cili u bë një prej lidërve kryesorë të ISIS në Siri.

Kush e ndihmoi studentin xhenovez të hynte në radhën e luftëtarëve islamikë radikalë? Sipas prokurorisë së Xhenovës, që thuajse një muaj më parë ia transferoi dosjen prokurorisë në Marche, ishte një rrjet rekrutuesish me bazë në Ankona, një bazë strategjike për shkëmbimet me Ballkanin dhe ideal për aferat e pista, pasi është jashtë linjave kryesore.

Këtu nis edhe pjesa e dytë e historisë. Hetimet çuan tek një biznesmen italia, që përfundoi në shenjestër të Guardia Di Finanza për udhëtimet e tij të shpeshta në Shqipëri. Ai e tërhoqi vëmendjen pasi trafikonte substanca toksike, mes të cilave përbërës, që sipas hetuesve, mund të përdoren për krijimin armëve artizanale, me destinacion Sirinë. Porta e hyrjes është kufiri grek, një sitë përmes së cilit kalojnë lehtësisht njerëz e mallra. Në këtë udhëkryq është future një rrjet aktivistësh dhe predikuesish islamikë radikalë, shumë prej të cilëve janë shqiptarë të ardhur nga Kosova. Kërkojnë njerëz që flasin mirë italisht dhe Shqipëria është plot me të tillë. Ky element shpjegon përse alarmi mbi rrezikun që mund të vijë nga Ballkani nuk ka qenë kurrë kaq i lartë./ Il Secolo XIX – Përgatiti Lapsi.al

Leave a Reply

Your email address will not be published.