Policia vjeneze sot ka thënë se një shërbim inteligjent mik ka paralajmëruar disa kryeqendra evropiane për mundësi të sulmeve terroriste në prag Vitit të Ri.
Këto sulme, sipas Policisë në Vjenë, mund të realizohen me armë zjarri ose me vendosjen e bombave në lokacione të frekuentuara.
“Disa emra të sulmuesve të mundshëm janë përmendur, ndërsa hetimet ndaj të dyshuarve bazuar në këto të dhëna nuk kanë dhënë rezultate konkrete”, ka dalë me një deklaratë për mediet Policia në Vjenë, vetëm gjashtë javë pas vrasjes së 130 personave gjatë sulmeve terroriste në Paris, transmeton KosovaPress.
Siç raporton “Reuters”, deklarata nuk ka specifikuar se cilat kryeqytet evropiane mund të jenë të rrezikuara. /K.Press/