Në emisionin Info Magazine po debatohet rreth mundësisë së zgjedhjes së Hashim Thaçit president dhe pasojat nëse ai nuk do të zgjidhet.
Arben Ahmeti- kryeredaktor i TV Dukagjinit dhe Petrit Zogaj nga Lëvizja Fol po diskutojnë skenarët e mundshëm për postin e të parit të shtetit.
Ahmeti përmendi rikthimin e UNMIK-ut në fuqi dhe për këtë dha disa argumente, ai tha se kjo është edhe për shkak të dështimit të Kosovës në OKB.
“Çka është më e keqja që ka përpjekje për ta minimizuar lajmin se UNMIK mund të rikthehet, nuk ka përpjekje për ta kundërshtuar sepse duket që është fakt i kryer. UNMIK do t’i kthej kompetencat në drejtësi, por në fakt ato kurrë nuk janë shuar. Kompetencat në drejtësi më 2008 vetëm ia janë bartur EULEX-it sipas rezolutës 1244 dhe me shkuarjen e EULEX-it ato kthehen ku kanë qenë.”
“Në qershor të përfundoj mandati i EULEX-it, ne ende kemi rezolutën 1244 pavarësisht njohjeve të shumta. Beteja me OKB-në po humbet nga Kosova tetë vjet pas pavarësisë.”
“Ajo çfarë pritet të ndodhë është krijimi i një departamenti për krime korrektuese, kësisoj ne do të vijmë në një realitet të ri juridik në vend,” tha Ahmeti