Sipas Limajt, nga kriza e thellë politike ku është futur Kosova, dilet me respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin nga koalicioni qeverisës duke dhënë dorëheqje.
Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, në një intervistë për RTK-në, tha se po të kishte shkuar për zbatim marrëveshja për Asociacionin e Komunave Serbe në Kosovë, atëherë do të përmbysej rendi juridik në shtetin e Kosovës.
“Kjo marrëveshje e parimeve, po të kishte shkuar ashtu siç ishte nënshkruar do të thoshte përmbysje e rendit juridik në shtetin e Kosovës”, tha Limaj.
Sipas Limajt, nga kriza e thellë politike ku është futur Kosova, dilet me respektimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Asociacionin nga koalicioni qeverisës duke dhënë dorëheqje.
“Nga kriza e thellë dilet me gatishmërinë e koalicionit qeverisës me respektu vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke dhënë dorëheqje. Të dy, edhe Thaçi edhe Mustafa kanë thënë se do të japin llogari”, tha Limaj.
Ai tha se duhet krijuar praktika sanksionimi për ata që shkelin Kushtetutën e Kosovës. Duke kërkuar dorëheqjen e Qeverisë, Limaj tha se kauza e opozitës për ndalimin e kësaj marrëveshje nuk është realizuar ende, por marrëveshjet janë ndërprerë, duke e pasur parasysh këmbënguljen e Qeverisë për ta themeluar Asociacioni