Lajmet e fundit

Alarmon Vjena, atentate në kryeqytetet e BE-së gjatë festës

Një alarm për atentate të mundshme terroriste në kryeqytetet e Bashkimit Evropian është lëshuar këto ditë.  Ky alarm vjen nga policia e Vjenës, e cila thotë se i ka shtuar masat e sigurisë, pas një njoftimi të marrë nga kryeqytete të ndryshme të Evropës mbi mundësinë e sulmeve terroriste me material eksploziv apo armë zjarri në periudhën mes Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

Por pavarësisht këtyre masave, policia austriake thotë se nuk ka marrë në konsideratë anulimin e eventeve të parashikuara.

Me anë të një komunikate, policia austriake ka njoftuar se informacioni është marrë para Krishtlindjes nga një shërbim sekret “mik”, të cilin nuk e ka identifikuar.

Autoritetet vjeneze kanë marrë emra për persona që konsiderohen agresorë potencialë, por shqyrtimi i listës dhe hetime të tjera nuk kanë çuar deri më tani në ndonjë rezultat konkret, transmeton Shekulli.

Zëdhënësi i policisë austriake, Christoph Poelzl, ka thënë se nuk ka asnjë kërcënim konkret në lidhje me një vende ose kohë të caktuar.

Forcat e rendit në Vjenë kanë shtuar mbikëqyrjen në vend ku mblidhen shumë njerëz, përfshirë këtu edhe stacionet e transportit urban.

Leave a Reply

Your email address will not be published.