Lajmet e fundit

Albin Kurti nga arratia: Nuk do t’i përgjigjem ftesës së Prokurorisë

Është përndjekur politikisht gjatë Albin Kurti dhe kështu po vazhdon ta konsiderojë veten edhe tani kur Policia e Kosovës po e kërkon gjithandej për ta arrestuar.
Ai ka folur në një intervistë për KohaVisionin duke treguar arsyet pse ata s’do të përgjigjen në ftesat e Prokurorisë.

Ka thënë se ky nuk është shtet i së drejtës, sepse ka përmendur së paku dy padi që ka bërë Vetëvendosje, njërën për strukturat paralele vite më parë, por këto nuk janë trajtuar kurrë nga institucionet e drejtësisë.

Kurti ka shtuar se nuk mund të bisedohet me partitë në pushtet, jo sepse nuk ka argumente, por sepse udhëhiqen nga njerëz që nuk kanë ndërgjegje.

Për Kurtin, kjo nuk është luftë për pushtet sepse ka thënë se kur është krijuar, ajo që ai e ka quajtur ‘Qeveri e Rashkës’, nuk e kanë penguar.

Ish-lideri i Vetëvendosjes ka thënë se do ta vazhdojë aktivitetin e tij publik, duke konfirmuar pjesëmarrjen e tij në manifestimin publik të 28 Nëntorit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.