Vajza me origjine shqiptare nga Theranda është shpallur femra më e bukur e Gjermanisë duke lënë pas të gjithë konkurrueset tjera dhe për të përfaqësuar Gjermaninë në ‘Miss Bota 2015’.
Bëhet fjalë për Albjona Muharremaj, 20 vjeçe, e cila tashmë e shumë vite jeton në Mynih të Gjermanisë.
Konkursi u zhvillua të shtunën në mbrëmje, ku merrnin pjesë 18 bukuroshet nga 16 Lande dhe katër regjione.
Përndryshe Albjona është zgjedhur edhe si përfaqësuesja e Kosovës në ‘Miss Intercontinental 2014’, ndërsa së fundi është përfolur se është e dashura e re e Shpat Kasapit, transmeton BotaSot.
