Lajmet e fundit

Albright-serbëve në Pragë: Jeni të neveritshëm, kriminelë lufte

Ish sekretarja e shtetit të SHBA-ve Madeleine Albright, është konfrontuar verbalisht me disa serbë të cilët i kanë ndërprerë promovimin e librit të saj “Dimri i Pragës”.

Serbët e kanë quajtur atë fashiste duke e urryer për punën që ajo ka bërë në çlirimin e Kosovës dhe bombardimin e Serbisë, shkruan portali “Theatlantic”.

Grupi serbë “Miqtë e serbëve në Kosovë” kanë hyrë bibliotekë dhe kanë nisur të gjuajnë pamflete dhe fjalë në drejtim të ish sekretares së shtetit.

Mirëpo ashtu siç e njohim të gjithë, ish sekretarja e shtetit nuk ka duruar shumë. Ajo është ngritur në këmbë dhe ka nisur tu bërtas atyre “Dilni jashtë. Dilni jashtë. Ju jeni kriminel lufte. Serbë neveritës.”, ka thënë ajo.

Ish-sekretarja, këtë mllef e kishte shprehur në vitin 2012, gjatë përurimit të librit të saj në Pragë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.