Lajmet e fundit

Albulena Haxhiu: Kadri Veseli mbetet Kadri Vesel!! (VIDEO)

“Ska qenë kërkesë e opozitës me dërgue marrëveshjen në Kushtetuese, e kjo asht tallje me 200 mijë qytetarët e Kosovës”, tha deputetja e VV’s, Albulena Haxhiu n’emisionin Rrokum Roll të Televizionit Rrokum.

Rreth bisedës për iniciativën e Presidentes në dërgimin e marrëveshjes së Asociacionit në Kushtetuese, Haxhiu tha se kjo s’ka qenë kërkesë e opozitës, tu’ shtue se opozita vetëm i ka kërkue me u tërhek marrëveshja dhe me reague për presionin e policisë ndaj opozitës me urdhën të qeveritarëve. Simbas saj dihet përgjigjja e Kushtetueses ndaj marrëveshjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

“S’kemi prit na prej Presidentes me gjet zgjidhje për bllokimin e Kuvendit, tu’ e dit njianësin e saj”, tha Haxhiu tu’ shtue se “jam e bindun që Presidentja ka pasë kërkes nga Pdk Ldk dhe nga ndërkombetarët me dërgue çashtjen në Kushtetuese”.

“Kjo Presidente s’i përfaqëson qytetarët e Kosovës, asht aty me u dok kinse unë po baj dicka”.

“Gjyakta Kushtetuese udhëhiqet nga dy njerëz që dyshohen për falsifikim të dokumenteve zyrtare, gjithashtu kjo Gjykatë nuk ka jurispodenc për marrëveshje ndërkombëtare, si mundet me ndodh kjo”, vlerësoi Haxhiu.

“Para pak minutash Vucic tha se sduhet me shku kjo marreveshje ne kushtetuese, ndersa mbas tij Isa deklaroi mos u baj merak se nuk ka me pase bllokim te asociacionit vetem pse ka shkue marreveshja ne kushtetuese”.

“Kadri Veseli ka qene shef i SHIK, dhe prej aty erdh e u ba kryeparlamentar. Ka aktrue ne Kuvend kinse une po i respektoj rregullat, e erdh nji moment ku ai e harroi aktrimin e u drejtue me nji fjalor te tille”, tha Haxhiu për përplasjen e fundit mes saj dhe kryeparlamentarit Veseli, tu’ shtue se “As s’më intereson nese Kadri Veseli kerkon falje, s’asht qe e ndryshon Veselin kërkim falja ndaj meje. Unë s’mundem me e quejt me ndonji emër tjetër se ai për mu asht kriminel”.

Grupi i grave deputete merren ma shume me gjana personale, vleresoi Hoxha tu se ka pase regime vetem nga grate e opozites.

“Ajo nuk ishte seance plenare sepse nuk jane ftue te gjithe deputetet”, tha iu Haxhper seancen e parafundit.

“Ndersa sa i perket SHIK, ne e kemi kerkue hetimin per dyshimet se jane krye krime te randa. LDK po na pengon ne kete proces, ldk po na mban peng. sepse disa deputet te ldk s’po e japin nenshkrimin gjithashtu edhe melihate termkolli e ka terhek edhe pse sa ishte ne AAK ajo nenshkroi per hetimin e SHIK. komisionin hetimore per shik”

“Ma e mira qe munden me ba keta te dy ast vetem mu largue nga skena politike, vetem sherrin ja kemi pa”

“Deputetet e pozites ne takime personale e thone fjalen e tyne qe nuk asht e rregullt marreveshja e asociacinit dhe ajo e demarkacionit, po keta te njajtit nuk po munden me thane fjalen e tyne edhe publikisht, po vetem po thone qe nuk kane ku me e dhane mendimin e tyne”.

“Prokuoria ka qindra raste me u marre, po e kane gjet me vazhdue me opoziten per mos me lejue vazhdimin e qendrimit tone, po un po them se na skemi me u nal. Cfare do tentimi per arrestimin e dhunshem ndaj neve, ka me tensionue situaten”.

https://www.youtube.com/watch?v=3N7LksfP22s

Leave a Reply

Your email address will not be published.