Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu e ka qujtur hipokrizi thirrjët e Kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veselit dhe të qeverisë për luftë ndaj korrupsinonit.
‘Pikërisht ata që janë të zhytur në krim të organizuar e korrupsion bëjnë thirrje për luftim të kësaj dukurie” ka shkruar Haxhiu në rrjeti social facebook. Ajo ka vazhduar duke thënë “Janë pikërisht këta që u pasuruan në kurriz të qytetarëve të varfër dhe penguan drejtësinë që të merret me ta”.
Ky është postimi i plotë:
Çfarë hipokrizie! Pikërisht ata që janë të zhytur në krim të organizuar e korrupsion bëjnë thirrje për luftim të kësaj dukurie.
Nuk pritet nga Qeveria Mustafa të luftohet korrupsioni sepse i bie të nisin nga vetja!
Janë pikërisht këta që u pasuruan në kurriz të qytetarëve të varfër dhe penguan drejtësinë që të merret me ta.
Dhe pikërisht për shkak të dosjeve të tyre të korrupsionit po dëmtohemi edhe politikisht!
Luftimi i krimit të organizuar dhe korrupsionit para së gjithash nënkupton largim të kësaj tufe pushtetarësh!.