Lajmet e fundit

Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka reaguar për arrestimin e disa studentëve nga policia e Kosovës

Aleanca e të Rinjve të Kosovës ka reaguar për arrestimin e disa të rinjve gjatë kohës sa ishin duke protestuar për lirimin e Albin Kurtit, përmes një deklarate për media të rinjtë e AAK-së kanë thënë se : “Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK) në Deçan, është e shqetësuar dhe shprehë indinjatën e thellë për mbajtjen në arrest të të rinjve, studentë deçanas nga policia e Kosovës”.

Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë dërguar mediave.

Aleanca e të Rinjve të Kosovës (ARK) në Deçan, është e shqetesuar dhe shprehë indinjaten e thellë për mbajtjën në arrest të të rinjve, studentë deçanas nga policia e Kosovës, me pa të drejtë, vetem pse ishin duke levizur në orët e vona në rrugët e kryeqytetit, në kohen që po zhvillohej një protestë për lirimin e deputetit Kurti, është e pajustifikueshme, e pa drejtë, rritë ndjenjen e pa besimit ndaj PK-së, dhe e ulë kredibilitetin dhe imazhin e një institucioni serioz. Andaj Aleanca e të Rinjve të Kosovës në Deçan, ju drejtohet organeve të rendit, duke e patur të qartë gabimin e tyre, duhet urgjent të i lirojnë, duke ju kërkuar falje atyre, dhe familjeve të tyre, për veprimin e gabuar, dhe ne kundershtim të plotë me rendin kushtetues të Republikës së Kosovës, që garanton levizje të lirë të qytetarëve të vendit. Kushtrim Loshaj Kryetar i ARK-së në Deçan/Kosovanews/

Leave a Reply

Your email address will not be published.