Aleanca Kuq e Zi ka protestuar mëngjesin e sotëm para dyerve të Ministrisë së Jashtme, duke kërkuar dorëheqjen e qeverisë dhe të ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.
Aktivistët e AK-së kanë hedhur në oborrin e saj edhe disa bomba tymuese-ngjyruese.
Kanë qenë qindra protestues, të cilët të drejtuar nga drejtuesi i AK-së, Kreshnik Spahiu, me thirrjet: “Kuq e Zi me plisa, ti rrëzojmë këta plisa” dhe “Rroftë Llotaria, poshtë Qeveria”, kanë kërkuar rrëzimin e qeverisë Rama.
Protestuesit kanë kënduar edhe këngë patriotike shqiptare dhe më pas janë larguar përgjatë rrugës, ndersa policia e ka mbikëqyrur protesten nga distanca.