Koalicioni i gjerë degëve të AAK-së, LDD-së, PDK-së “Aleanca për Vitinë” mbajti tubimin përfundimtar për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit 2013.
Kandidati për kryetar, Hafir Hoxha, theksoi se nën udhëheqjen e tij institucionet e Komunës së Vitisë do të funksionojnë sipas rendit ligjorë dhe do të jenë në shërbim të qytetarit.
Ndërsa, anëtari i kryesisë së PDK-së në qendër, Xhevat Bislimi potencoi se kandidati i PDK-së për Komunën e Vitisë është kandidati i koalicionit të madh për fitore, koalicioni AAK-PDK-LDD.
Ndërsa, kryetari i AAK-së, Ramush Haredinaj, potencoi se “kur vitiasit dinë të jetë bashkë si sonte, zëri i tyre dëgjohet larg”.