Aleatët Bavarëze kanë rritur presionet ndaj kancelaret gjermane Angela Merkel, duke thënë se sulmet vdekjeprurëse në Paris kanë ndryshuar çdo gjë. Sulmet e koordinuara në kryeqytetin francez, ku mbetën të vdekur 129 persona, kanë nxitur një debat rreth mikëpritjes refugjatëve nga ana e Merkelit, transmeton Gazeta Blic. “Emigracioni i pakontrolluar dhe hyrja e paligjshme nuk mund të vazhdojnë. Sulmet në Paris kanë ndryshuar çdo gjë,” tha Ministri Bavarez i Financave, Markus Soeder, për gazeten gjermane Ëelt am Sonntag. Komentet e tij kanë ardhur pas kërkesës së kryeministrit bavarez, Horst Seehofe, i cili kishte bërë thirrje për kontrolle të rrepta në kufijtë e jashtëm të Europës, transmeton Gazeta Blic. “Bashkimi Social Kristian qëndron prapa kancelares, por do të ishte mirë që Merkel ta pranojë se hapja e kufirit në mënyrë të pakontrolluar është gabim. Gjermania e ka për detyrë të sigurojë kufijtë e vet, sepse një situatë e tillë mund të dërgojë në hapa të pazakontë edhe drejt mbylljes së kufirit, ” tha Soeder. Ndërkohë, Ministria e Jashtme në Berlin ka konfirmuar se në mesin e viktimave në Paris është edhe një shtetas gjerman.