“Kam dëgjuar se në UPZ, studentët vlerësohen edhe me notën 15-she”, ka treguar Aliaj për TVPZ, transmeton PrizrenPress.
Ai thotë se në UPZ ligjërojnë profesorë pa kualifikim shkencor.
“Unë e kam mik rektorin e UPZ-së Ramë Vatajn. I njoh kualitetet e tij, por njerëzit që rrethojnë e kanë shkatërruar këtë universitet”, thotë ai.
Aliaj thotë se studentët që po diplomojnë në UPZ, për shkak cilësisë së dobët, nuk po mund të gjejnë vetën në treg.
“Si ka mundësi që një i diplomuar me nota 10-she të mos jetë në gjendje të bëjë një kërkesë për punë. Unë nuk e di që një student i Juridikut në UPZ, sot ka arrit të punojë në organet e drejtësisë”.
Aliaj thotë se shkaktar i nivelit të dobët të studentëve janë ligjëruesit e tyre.
“Ka ligjërues në UPZ, që nuk kanë njohuri as për vete, lëre më t’i japin dikujt tjetër”,shprehet ai.