Naseri Aliji beson se Kombëtarja shqiptare do ta siguroj kualifikimin në Euro 2016.
Para ndeshjes Shqipëri – Armeni, anëtari i Kombëtares shqiptare, Naser Aliji ka pozuar në rrjetin social Facebbok një mesazh. Ai beson se ekipi do ta siguroj kualifikimin në Euro 2016.
Ky është mesazhi i Naserit.
Përshëndetje të nderuar tifozë, miq dhe shok!
Sot në ora 18:00, luajmë kundër Armenisë. Edi se jeni shumë të dëshpëruar me humbjen ndaj Serbisë, ashtu siç ishim edhe ne. Dy ndeshjet e fundit, minutat shtesë, për ne ishin fatale, por futbolli është i tillë, nga dëshira e madhe për të arritur fitore ndaj tyre, në fund u ndëshkuam. Vërtetë e dhimbshme shumë! Urojmë që sot, të japin maksimumin për të arritur fitoren, e cila na mundëson kualifikimin në europianin “Franca 2016”.
Urojmë që sonte, të gjithë të gëzohemi dhe të festojmë sëbashku !
I juaji Naseri !
