Lajmet e fundit

Aliu: Hashim Thaçi ta sqarojë vrasjen e Behajdin Hallaqi

Në “Rubikon”, drejtori i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, Liburn Aliu, ka kërkuar sërish sqarim nga zëvendëskryeministrit Hashim Thaçi lidhur me vrasjen e ish sekretarit të LPRK-së, Behajdin Hallaqi.

Liburn Aliu tha se Thaçi ishte i fundit që e kishte parë atë, prandaj nga ai kërkohet sqarim rreth fatit të Hallaqit.

Këtë pyetje Aliu ia kishte bërë Thaçit edhe gjatë kohës sa ai ishte deputet në Kuvendin e Kosovës, kohë kur Thaçi ishte kryeministër i vendit.

“Në momentin kur u vra Behajdin Hallaqi, Thaçi ishte udhëheqës politik i UÇK-së. Ai u shpall hero por nuk i dihet varri. Thuhet se ai ishte nisur nga Drenovci me Hashim Thaçin. Nuk po kërkoj asgjë më shumë se një sqarim nga ai dhe kështu sqarohen shumë gjëra”, tha Aliu. /KosovaPress/

Leave a Reply

Your email address will not be published.