Lajmet e fundit

Alivanoset në burg deputeti Faton Topalli, e sjellin në emergjencë

Deputeti i Levizjës Vetëvendosje, Faton Topalli i cili po mbahet në paraburgim për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend,  sot është alivanosur në burg.

Burime brenda Vetevendosjës i kanë thënë portalit INFOKUSI së deputeti Topalli sot është sjellur nga burgu në emergjencë për shkak të gjendjes së rendë shëndetësore.

Ata kanë treguar sot se deputeti Topalli ka ditë që nuk është mirë me shëndet dhe nuk po mund t’i jepet ndihma adekuate në burg.

“Si pasojë e kësaj ai sot është alivanosur dhe janë detyruar ta sjellin në emergjencë. Fatoni vuan nga sëmundja e diabetit dhe i duhet një kujdes shumë më i madh. Një kujdes të tillë, siç i ka treguar edhe familjarëve qe e kanë vizituar  ai nuk e ka pasur prej kur është paraburgosur. Sot nga mëngjesi ka qenë shumë keq me shëndet dhe nuk i ka shkuar asnjë mjek për ta kontrolluar. Pasi është alivanosur janë detyruar ta sjellin në emergjencë”, ka thënë ky burim brenda VV-së.

Lajmin për këtë e ka konfirmuar edhe shoku u deputetit Topalli, Fatmir Bajrami. Ai ka thënë për portalin INFOKUSI së personalisht ka biseduar me deputetin  Topalli.

Sipas tij, në burg nuk i është ofruar shërbin adekuat shendetësor dhe vetëm pasi i është këqësuar gjendja e tij dhe është alivanosur në burg, ata e kanë sjellë në emergjencë. Aty është trajtuar dhe më pas e kanë kthyer në burg./INFOKUSI.COM/

Leave a Reply

Your email address will not be published.