Alkooli është një ndër pijet që ka efekte të dëmshme shëndetsore për organizmin tonë, ndër të cilat dhe dhëmbët janë të rrezikuar nga përdorimi i tij.
Përdorimi i alkoolit shkakton reduktimin e prodhimit natyral të pështymës, e cila ndihmon për heqjen e grimcave të mbetura të ushqimit dhe mbron dhëmbët nga aciditeti.
Personat që konsumojnë shumë alkool mund të kenë probleme me dhëmbët dhe mishin e dhëmbëve, pasi alkooli acaron gjithë pjesët e buta dhe redukton pështymën. Lëkura e gojës është shumë delikate dhe alkooli gërryen mishin e dhëmbëve, faqet dhe lëkurën.
Ai dëmton procesin e ndarjes së qelizave të indit, gjë që shpjegon faktin psepersonat që konsumojnë shumë alkool janë shumë të predispozuar për kancerin e gojës apo grykës. /albeu.com/