Lajmet e fundit

Ambasada e Amerikës në Kosovë partive politike: hiqni dorë nga kërcënimi me dhunë!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë i ka dhënë mbështetje përpjekjeve të Presidentes së Atifete Jahjaga për të zgjidhur bllokadën në Parlament. Po ashtu Ambasada u ka bërë thirrje partive politike që të heqin dorë nga çfarëdo kërcënimi me dhunë.

Ja çfarë thuhet në njoftim.

Ambasada e SHBA-ve në Kosovë fuqimisht përkrahë përpjekjet e Presidentes Jahjaga për të kultivuar dialogun politik mes partive politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. Kuvendi është institucioni më i rëndësishëm i Kosovës dhe funksioni i tij është jetik për demokracinë, përparimin, dhe sigurinë e Kosovës. Vetëm një Kuvend që funksionon mund të debatojë dhe miratojë masat që nevojiten për të përmirësuar jetën e qytetarëve të Kosovës dhe për të siguruar që Kosova vazhdon rrugëtimin e saj drejt integrimit Euro-Atlantik. U bëjmë thirrje gjitha partive që të heqin dorë nga çfarëdo kërcënimi me dhunë që është edhe i paligjshëm edhe i papërputhshëm me një shtet modern demokratik.

Leave a Reply

Your email address will not be published.