Ambasada e ShBA-së në Prishtinë përmes një deklarate me shkrim ka thënë se është përkrahëse e fuqishme e Kosovës.
Sipas kësaj deklarate, Kosova është kontribuues i paqes dhe stabilitetit në arenën globale, duke përfshirë edhe UNESCO-n.
Më poshtë gjeni deklaratën e plotë:
Shtetet e Bashkuara e përkrahin fuqishëm Kosovën si një shtet multietnik, demokratik, të pavarur dhe sovran. Ndonëse rezultati i votimit të djeshëm që ia mohon Kosovës anëtarësinë në UNESCO ishte zhgënjyes, kjo nuk është një deklarim lidhur me pavarësinë e Kosovës dhe as reflektim i pozitës së saj në botë. Në të vërtetë, Ambasada e SHBA-ve në Prishtinë është e inkurajuar nga 92 votat “për” të cilat vërtetojnë rëndësinë e Kosovës në skenën ndërkombëtare. E dimë që Kosova është e përkushtuar ndaj punës së rëndësishme të bërë nga UNESCO-ja, sidomos në fushat si lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm përmes arsimimit dhe promovimi i mbrojtjes së trashëgimisë së rrezikuar kulturore, dhe ne do të vazhdojmë të përkrahim Kosovën dhe popullin e saj në aspiratat e tyre për të marrë vendin e tyre të merituar si kontribues të paqës dhe stabilitetit në arenën globale, përfshirë në UNESCO.