Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,Greg Delawie, ka thënë se vendi e tij e mbështet anëtarësimin Kosovës në UNESCO
“Do të punojmë ngushtë me Qeverinë e Kosovës për një rezultat pozitiv në asamblenë e përgjithshme të UNESCO-s” tha ai.
Ai këto deklarata i bëri gjatë një aktiviteti në Shipol të Mitrovicës.
Diplomati amerikan njëherit theksoi se SHBA-të janë të interesuar për mbrojtjen e të gjitha monumenteve fetare dhe kulturore të të gjitha nacionaliteteve në territorin e Kosovës.