Ambasadori britanik në Prishtinë Ruairi O’Connell, në një postim në Facebook, duke iu referuar zhvillimeve në Kuvend, ka kërkuar që të zhvillohet debati, të cilën nuk po e lejojnë partitë opozitare.
Ja çfarë shkruan ai.
“Procesi i dialogut është një pjesë e rëndësishme e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. E kuptoj që njerëzit kanë brenga e tyre. Kështu që mendoj se është shumë e rëndësishme që debati të zhvillohet sot në Kuvend, kjo është demokraci në veprim. Tash pres që të dyja palët që ti respektojnë marrëveshjet që i kanë bërë. Kjo do të sjellë përfitime praktike për popullin e Kosovës. Dhe do të tregojë se Kosova është partner i besueshëm i bashkësisë ndërkombëtare” ka shkruar diplomati britanik.