Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O’Connell, ka hapur një bisede direkte me qytetarët e Kosovës, në rrjetin social Facebook.
Ndër pyetjet e shumta që qytetarët po i bëjnë, ka qenë e pranishme edhe ajo se a janë zgjedhjet zgjidhje për te dalur nga kriza politike.
” A e vlersoni se zgjedhjet do te ishin zgjidhje per te dalur nga kriza politike qe e ka kapluar vendin?
Ju faleminderit per mundesine e dhene. ?”, është pyetur ai nga Herolind Zariqi.
Mirëpo, ambasadori nuk e ka përjashtuar këtë mumdësi, duke thënë se jamë partitë që duhet të dakordohen për këtë.
Poashtu Ambasadori Britanik thotë se zgjedhjet duhet të jenë në përputhje me standardet europiane.