Lajmet e fundit

Ambasadori kosovar në Francë: Ngjarjet e Parisit, të tmerrshme

Ambasadori i Kosovës në Francë, Muhamed Kullashi, i ka cilësuar ngjarjet e sotme në Paris nga më të tmerrshmet kohët e fundit.
Në një lidhje direkte, përmes telefonit, në Ora e Fundit në Klan Kosova, ai ka thënë se Presidenti i Francës, Francois Hollande, aktualisht është duke zhvilluar një takim në Ministrinë e Punëve të Brendshme me akterët kryesorë të shtetit, ku po diskutojnë për veprimet që duhet t’i marrin për t’i zbardhur sulmet e sotme.

Kullashi ka pohuar se ende nuk ka shifra zyrtare për numrin e të vdekurve, por, sipas tij, ky numër ka kaluar mbi 40.

Ambasadori kosovar ne Francë ka thënë se nuk ka qenë jashtë në qytet kur kanë ndodhur sulmet.

Leave a Reply

Your email address will not be published.