Ambasadori amerikan, Donald Lu iu drejtua zyrtarëve lokal duke u kërkuar që të përdorin fondet në shërbim të qytetarëve të tyre, një konferencë në Tiranë të zhvilluar ditën e sotme.
Ai ka qenë i drejtpërdrejtë dhe thumbues në fjalën e tij.
“Të nderuar kryebashkiakë, nëse keni ardhur këtu me Mercedes, BMW apo Audi të zinj, duhet të mendoni nëse kjo është mënyra që votuesit duan të përdorni paratë e tyre. Nëse zyra juaj është më e këndshme sesa dyqani i bukës apo zyra e postës në zonën tuaj, sërish duhet të mendoni nëse mund të përdoreshin më mirë këto para për ndërtimin e shkollave”, tha ambasadori Lu.
Lu ka vlerësuar kryetarin e Bashkisë, Erion Veliaj.
“E vlerësoj kryetarin e Bashkisë së Tiranës që ka qenë kryetari i parë që refuzoi Mercedesin e zi të bashkisë dhe në vend mori me qira një Ford Fiesta të vogël ngjyrë gri”, nënvizoi Lu.