Lajmet e fundit
Ambasadori Markusz: 24.631 kosovarë kërkuan të hyjnë ilegalisht në Hungari

Ambasadori Markusz: 24.631 kosovarë kërkuan të hyjnë ilegalisht në Hungari

Ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz, në një intervistë të gjatë për KosovaPress, flet për çështje mjaftë me rëndësi për të ardhmen e Kosovës. Numri i kosovarëve të cilët kanë provuar të hyjnë ilegalisht në Hungari për këtë vit është 24,631. Për ta dhe shumë të tjerë, ambasadori Markusz thotë se çështja e shumë përfolur e liberalizimit të vizave për kosovarët nuk është larg. Ambasadori Marusz gjatë intervistës numëron bashkëpunimet e prekshme mes të Kosovës dhe Hungarisë, binjakëzimin e dy kuvendeve, si dhe ardhjen në Kosovë e gjigantit farmaceutik Richter Gedeon.

Për këto dhe shumë çështje të tjera aktuale, lexoni të plotë intervistën me ambasadori i Hungarisë në Kosovë, Laszlo Markusz.

KosovaPress: Zotëri ambasador, e nisim bisedën nga situata aktuale në vendin tuaj, dhe jo vetëm. E kam fjalën për çështjen e qytetarëve të ikurve nga Siria. Çfarë është në të vërtet situata në kufij e Hungarisë dhe brenda vendit tuaj, si po menaxhohet ky fluks i refugjatëve?

Ambasadori Laszlo Markusz: Së pari, më duhet të them se nuk është thjesht krizë me refugjatët sirianë, por është një problem më i gjerë. Ka pasur shenja nga viti që shkoi, sepse ishin 44 mijë azil kërkues në vitin 2014, ishte arritur tashmë një rekord historik në Hungari. Por, që nga 1 janari {2015}, kjo situatë është përkeqësuar në mënyrë të konsiderueshme. Deri tani, pra deri në mes të shtatorit, kemi më shumë se 200 mijë njerëz që po vijnë në Hungari, dhe nga ky numër, 176 mijë prej tyre ishin gati për t’u regjistruar. Hungaria, si anëtare e zonës Schengen, e ka për obligim të mbajë kontroll të plotë mbi kufijtë e jashtëm të zonës Schengen, që do të thotë se njerëzit mund të hyjnë në Hungari dhe përmes Hungarisë në zonën Schengen vetëm me dokumente të vlefshme dhe përmes pikëkalimeve kufitare zyrtare. Nëse një person nuk ka letra dhe vjen si refugjat, ai person duhet t’i informojë rojet kufitare në pikëkalim kufitar dhe duhet të regjistrohet në mënyrë që të fillojë një proces, të cilin, autoritetet hungareze do ta vlerësojnë dhe të vendosin nëse mund t’i ofrojmë atij/asaj ndihmë refugjati. Mund ta imagjinoni se çfarë barre vihet mbi autoritetet lokale kur flitet për përafërsisht 22 mijë njerëz në 8 apo 9 muaj, por nëse flasim për muajt e verës, në vetëm tre muaj, kishim 150 njerëz që erdhën në Hungari pa dokumente të duhura. Dhe natyrisht, paralelisht më procesin e regjistrimit, duhet t’iu ofrojmë atyre {refugjatëve} ushqim, pije dhe strehim. Kapacitetet e Hungarisë janë rreth 5 deri 10 mijë azil kërkues në të njëjtën kohë. Në disa muajt e fundit, ne gjithmonë kemi qenë në vijë të kufirit. Por problemi është në fakt paksa më i madh. Shumica e azil kërkuesve nuk duan të bashkëpunojmë më autoritetet hungareze. Së pari ata nuk deshën të hyjnë në Hungari dhe në zonën Schengen përmes pikëkalimeve kufitare zyrtare dhe kjo është arsyeja se pse ne u deshtë të mbyllim të ashtu-quajturin ‘kufirin e gjelbër’ që është 176 kilometra në mes të Hungarisë dhe Serbisë. Gjithashtu, shumë njerëz që vinin përmes pikëkalimeve kufitare zyrtare nuk deshën të regjistrohen për shkak të keq interpretimit të disa rregullave. Poenta është se Hungaria është e obliguar që t’i aplikojë këto rregulla, prandaj na u deshtë ta mbyllim ‘kufirin e gjelbër’ dhe ta regjistrojmë çdo person që nuk ka dokumentacion. Për fat të keq, pati edhe mungesë të bashkëpunimit në disa raste. Hera e fundit ishte para 10 ditëve, dhe ndodhi në pikëkalimin kufitar të ‘Roska’, ku pas këtij incidenti shumë të papërshtatshëm, qeveria e Hungarisë vendosi të mbyllë pikëkalimin kufitar përkohësisht. Pas pesë ditëve kur situata u qetësua dhe ky grup i dhunshëm që shkaktoi këtë incident u largua nga pikëkalimi kufitar, atëherë kufiri u hap.

Prandaj, duam t’i informojmë të gjithë në Kosovë që dëshirojnë të udhëtojmë përmes për në Hungari apo përmes Hungarisë se pikëkalimi kryesor është i hapur, prandaj dhe trafiku është i lirë tani.

Leave a Reply

Your email address will not be published.