Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s në Paris, është duke diskutuar dhe pritet të vendosë mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim në këtë organizatë, ndërsa Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur që pika e rendit të ditës të shtyhet, duke shpresuar se do ti bindin anëtarët që kjo çështje të negociohet në Bruksel, shkruan Tanjug.
Ambasadori serb në UNESCO, Darko Tanaskoviq, ka deklaruar se janë objektiv dhe shumë të dyshimtë sa i përket komentit pozitiv të Konferencës së Përgjithshme mbi kërkesën për pranimin e Kosovës, transmeton lajmi.net.
“Duke pasur parasysh faktin se sistemi i votimit në UNESCO, shtetet jo-anëtare të OKB-së duhet të sigurojnë dy të tretat e votave të atyre që janë për pranim, kurse ata abstenojnë votat e tyre nuk merren parasysh, dhe sipas gjitha gjasave dallimi në vota “për” dhe “kundër” do të jetë shumë i ngushtë”, ka deklaruar ambasadori serb Tanaskoviq.
“Për të shmangur këtë ndarje të padëshirueshme politike në agjencinë e specializuar të OKB-së për arsim, shkencë dhe kulturë, Serbia do të propozojë shtyrjen e debatit për këtë temë të diskutueshme, të paktën deri në seancën e ardhshme të Konferencës së Përgjithshme që pritet të mbahet në vitin 2017”, ka shtuar Tanaskoviq.
Për marrjen e vendimit për shtyrje, nevojiten një shumicë e thjeshtë votash.