Seanca gjyqësore për rastin e Kumanovës po zhvillohet prapa dyerve të mbyllura. Ambasadori i Kosovës në Shkup, Ylber Hysa, i cili ndodhet bashkë me familjarët para Gjykatës, nuk i është lejuar hyrja.
Seanca po mbahet me dyert e mbyllura dhe as gazetarët nuk janë lejuar të hyjnë.
Përreth gjykatës Shkup 1 vërehen forca të shtuara speciale të policisë.