Ambasadorja Amerikane në Kosovë, Tracey Ann Jacobson përmes rrjetit social twitter ka ftuar qytetarët e Kosovës që të dalin në zgjedhje.
Në postimin e saj në rrjetin social ajo ka thënë se shpreson në zgjedhje fer, dhe se do të jetë vetë vëzhguese e këtyre zgjedhjeve.
“Do udhëtoj rreth Kosovës për të vëzhguar zgjedhjet. Shpresoj që do të jenë të sigurta dhe fer dhe me pjesëmarrje të mirë. Voto”, ka shkruar Jacobson.