Dashuria e madhe e shqiptarëve për amerikanët, mund të zbehet pasi të dëgjojnë fjalët e një shtetasi të SHBA-së, lidhur me anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.
Charles Cather quhet personi, i cili në një video të shkurtër të cilën e ka publikuar në Youtube, kërkon mos-pranimin e Kosovës në këtë organizatë, raporton Magazina.al
Ai thotë se ka pasaportë amerikane por pohon se ka jetuar edhe në Serbi. Në videon që e quajti “JO KOSOVA NË UNESCO” shqiptarët e Kosovës amerikani i ofendon duke thënë se nuk janë njerëz të cilët duhet t’u besohet.
Cathers sipas të gjitha gjasave duket të jetë njeri i sponzorizuar nga Beogradi për të sharë e ofenduar kosovarët, sepse ai ka publikuar në faqen e tij edhe një së videosh ku lavdëron serbët.