Prezantuesja e njohur, Amarda Toska, është bërë prej një muaji nënë e një djali. Ajo dhe bashkëshorti i saj Ermal Mamaqi e kanë quajtur të voglin Joel.
Pas këtij ndryshimi të rëndësishëm në jetën e tyre, çifti i njohur i shoubizit shqiptar kanë rrëfyer në një studio televizive se i janë përkushtuar krejtësisht fëmijës gjatë javëve të para, duke lënë mënjanë edhe punët e shumta që kanë.
Mirëpo duket se këto ditë situata ka ndryshuar. Ami ka vendosur t’i rikthehet drejtimit të biznesit të saj, njofton Bluetooth.
Ajo është fotografuar teksa në sallonin “Ami Event”, hapej koleksioni i ri i veshjeve të nusërisë, të ardhura ekskluzivisht nga Barcelona. Ajo që vlen të thuhet në këtë rast është se Ami megjithëse pak javë pas lindjes ka ardhur shumë mirë në formë.