Komandanti i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Amir Gërguri në Facebook ka shkruar se fotografia e cila është publikuar në internet është nxjerr nga kontesti.
Në këtë fotografi shihet shihet ai duke goditur një person, që Albulena Haxhiu ka thënë se është babai i saj e të cilin Gërguri thotë e ka familjar të tij.
Gërguri thotë se punën e tij e ka kryer me paanësi ndërsa deklarimet politike nuk i komenton.
Gërguri po ashtu shkruan se Albulena Haxhiun e ka të afërme, duke theksuar se ajo vet mund të mos dijë një gjë të tillë.
Përveç kësaj ai kërkon që Haxhiu të kursehet nga ofendimet, njofton Klan Kosova.
Ky është postimi i Gërgurit në Facebook të cilin po ua sjellim me fotografi: