Lajmet e fundit

Amnesty Internation: Bombardimet ruse në Siri janë krime lufte

Amnesty International iu shtua zërave kritikë ndaj fushatës ajrore ruse në Siri, me një raport të ri sot ku thuhej se bombardimet kanë shkaktuar vdekjen e të paktën 200 civilëve në provincat e Homsit, idlibit dhe Aleppos.

Organizata e të drejtave të njeriut tha se goditjet ajrore ruse kanë goditur shtëpi dhe spitale dhe se sipas kërkimeve të saj, nuk kishte luftëtarë ose objektiva ushtarake përreth.
“Disa goditje ajrore ruse duket se kanë goditur direkt civilë ose objekte civile duke goditur zona rezidenciale, pa ndonjë objektiv ushtarak të dukshëm dhe madje edhe objekte shëndetësore, duke shkaktuar vdekje dhe plagosje mes civilëve”, tha Drejtori i AI për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut.
Ai shtoi se sulme të tilla mund të përbëjnë krime lufte.
Amnesty tha gjithashtu se ka prova se Rusia kishte përdorur municione të ndaluara thërrmuese dhe bomba pa destinacion të caktuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published.