Lajmet e fundit

Analistët: Hashim Thaçi nuk e ka të lehtë të zgjedhet President. Mund të vijë sërish Jahjaga!

Analistët politikë, kanë vlerësuar se zëvendëskryeministri i tanishëm i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk do ta ketë të lehtë ta marrë postin e presidentit të ardhshëm të vendit. Sipas tyre, Presidentja Atifete Jahjaga, ndonëse gjatë raportimit para deputetëve ditë më parë, pohoi se po iu drejtohej me fjalimin e fundit për këtë mandat, nuk do të thotë se ajo do të tërhiqet. Përkundrazi, mund të ndodhë që  Jahjaga të rizgjedhet sërish, ani pse nuk ka punuar sa duhet, sipas tyre.

Njohësi i çështjeve politike, Faik Krasniqi, ka thënë se Thaçi në njërën anë e ka të lehtë ta fitojë këtë post, por në anën tjetër nuk  e ka të lehtë sa duket.

Faik-Krasniqi_5

“Hashim Thaçi edhe e ka por edhe nuk e ka të vështirë të bëhet President, edhe pse kjo gjë do t’i konvenonte në masë të madhe numrit dy të PDK-së, Kadri Veseli, sepse do ta merrte automatikisht kreun e partisë”, ka thënë ai për Gazetën Blic.

Sipas tij, nëse kjo marrëvshje e koalicionit qeverisës dështon, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

largea_fadil-lepaja1429603701

“Vetëm nëse LDK-ja nuk do të arrijë që t’ia sigurojë votat që Thaçi të zgjedhet president, koalicioni do të prishet, dhe dështimi i zgjedhjes së Hashim Thaçit president, do të sjellë zgjedhje të reja”, ka shtuar Krasniqi.

Përkundër kësaj, analisti politik, Fadil Lepaja, ka vlerësuar se Hashim Thaçi do ta ketë të vështirë ardhjen në postin e presidentit.

“Nuk do të jetë e lehtë as çështja e instalimit të z. Thaçi për President, sipas marrëveshjes së partnerëve të koalicionit”, ka thënë ai.

Përkundrazi, sipas tij, Atifete Jahjaga mund të rizgjedhet sërish Presidente e Kosovës, ngase siç është shprehur ai, fjalimi i fundit në Kuvend, nuk do të thotë se ajo ka hequr dorë nga mandate tjetër.

Nga ana tjetër, Krasniqi mendon, se Atifete Jahjaga nuk mund të mbahet mend për diçka të mirë, por do të mbahet në mend si një ‘zëdhënëse’ dhe avokate e pushtetit të tanishëm, që siç e ka quajtur ai, “pushtetit kriminal dhe mafio-politikës”.

Ndryshe nga këto, Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, sot e deklaroi të kundërëtën, duke thënë se marrëveshja e koalicionit PDK- LDK do të zbvatohet plotësisht dhe Thaçi përfundimisht do të zgjedhet president i Republikës. Zgjedhjet për ta përcaktuar presidentit e ardhshëm do të mbahen në janar të vitit 2016. /Gazeta Blic/

Leave a Reply

Your email address will not be published.