Lajmet e fundit

Analistët: Kërkesa e Bekim Haxhiut për shkarkimin e ministrit të shëndetësisë, betejë mes grupeve të interesit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu – Kamishi ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të Ministrit të Shëndetësisë, Imet Rrahmani.

Sipas tij, parregullsitë dhe keqmenaxhimi që ka bërë Ministri Rrahmani nuk bëhen as në buxhetin familjar, e lëre më në atë të shtetit.

Sipas Haxhiut Ministri Rrahmani na ka futur në suficit buxhetor, ndërsa tani po kërkon të na fusë në kredi, ndërkohë që ka thënë se Rrahmani duhet të shkarkohet menjëherë.

Kërken e Haxhiut për shkarkim të ministrit Rrahamni,e ka komentuar edhe njohësi i rrethanave politike, Agon Maliqi.

I pyetur nga Gazeta Blic se a është kjo kërkesë e Haxhiut reflektim i brishtësisë së koalicionit PDK-LDK dhe e a thellon kjo më tej këtë brishtësi, apo mund të shihet si pretendim i Haxhiut për ta pasur nën udhëheqjene e vetë këtë dikasterë, Maliq është përgjigjur :

” Më shumë se ndonjë çarje brenda koalicionit, kjo mund te jetë çështje e betejës mes grupeve te ndryshme te interesit. Sektori i shëndetësisë përgjithësisht ka qene problematik dhe i ndikuar nga grupe te interesit, sepse është një industri shume fitimprurëse”, deklaroi Maliqi.

Ai nuk ka hyrë në detaje të kërkesës megjithatë.

“Nuk e kam parë kërkesën e deputetit Haxhiu. Nuk e di nëse mund të nxirren përfundime mbi motivet e një kërkese te tillë, sepse duhet të bazohemi në shume supozime. Megjithatë, është e qarte se është një kërkesë e pazakonshme, meqë bëhet fjalë për partnerë të koalicionit”, përfundoi Maliqi.

Gazeta Blic ka kontaktuar edhe Ministrinë e Shëndetësisë, por kjo e fundit nuk na është përgjigjur .

Leave a Reply

Your email address will not be published.