Lajmet e fundit

Analistët politik: Zgjedhjet e reja, zgjidhja e vetme! Në të kundërtën do të përkeqësohet situata!

Diamant Bajra

Zhvillimet e fundit në Kuvend kanë krijuar një gjendje kaotike, vlerësojnë analistët. Fajtorë sipas tyre, janë të dy palët politike, sikurse pozita ashtu edhe opozita. Ata paralajmërojnë se nëse nuk do të ketë zgjedhje të reja, situata do të përkeqësohet edhe më shumë.

Në një prononcim për Gazeta Blic, analisti Imer Mushkolaj, duke folur rreth situatës politike në vend  dhe rreth zhvillimeve të fundit në Kuvend, ka vlerësuar se funksionimi i kuvendit në atë mënyrë është i pamundur të vazhdojë.

„Pavarësisht se koalicioni qeveritar e çoi idenë e mbajtjes së seancës parlamentare deri në fund, ndonëse në mënyrë jo të zakonshme, kjo formë e funksionimit të Kuvendit është e pamundur të vazhdojë“, ka thënë Mushkolaj, raporton gazetablic.com

Mushkolaj ka paralajmëruar se situata do të përkeqësohet, pasi që sipas ti është arroganca e kryeneçësisë e cila ka triumfuar përballë arsyes e mendjes së shëndoshë.

„Palët nuk janë të interesuara të ulen dhe të bisedojnë seriozisht për gjetjen e një zgjidhjeje dhe kërkesat e partive opozitare janë ultimative“, tha ai.

Në rast se politikanët nuk i thërrasin mendjes dhe arsyes për të gjetur një kompromis, sipas Mushkolajt, zgjidhja e vetme mbeten zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton gazetablic.com

Edhe analisti tjetër politik, Petrit Zogaj ka theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja e vetme.

„Në situatën ku opozita për kauzat më të mëdha të saj, nuk mund të mbledh njerëz në protestë me shumë se sa një lokal nate në Prishtinë, nuk e di pse pozita nuk pranon të shkoj në zgjedhje“, ka thënë ai, raporton gazetablic.com. Ai ka kërkuar që të shkohet në zgjedhje.

Kuvendi i Kosovës dje ishte arenë përballjesh ndërmjet pozitës dhe opozitës. Gazi lotësjelljës i përdorur nga opozita e detyroi kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli që ta ndërpresë disa herë seancën. Dhe në orët e vona të mbrëmjes, Kryesia e Kuvendit merr vendim që të fus sigurimin e Kuvendit dhe polic civil në sallë të Kuvendit, në mënyrë që të zhvillohet seanca. Por, as kjo nuk funksioni, ku opozita arriti që sërish ta ndërpresë seancën.

Koalicioni duke mos dashur që ta ndërpresë seancën, zgjodhi bufenë e Kuvendit që ta vazhdoj seancën, dhe atë pa prezencë të opozitës dhe duke i selektuar përfaqësuesit e medieve dhe me një numër jashtëzakonisht të madh të pjesëtarëve të sigurimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.